Suharekë, ndahen 4100 fidane të arrës për 51 fermerë

0
379

Drejtoria Komunale e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Pylltarisë e Suharekës, ka ndarë sot subvencione për fermerët e interesuar të kësaj Komune, fidane të arrës, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës, transmeton 04 Online.

“Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, ishte prezentë në këtë rast ku ka uruar fermerët përfitues që të kenë sa më shumë përfitime ( fruta ) nga këto fidanë dhe ka premtuar se përkrahja për sektorin e bujqësisë, do të vazhdoj edhe më tutje që t’i stimulojmë në rezultate sa më të mira”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply