Suharekë, inspektohen 49 lokale, shqiptohen 6 dënime dhe 1 lokal mbyllet – nuk respektuan masat anti COVID-19

0
591

Drejtoria e Inspektorateve në Suharekë në bashkëpunim me inspektorët sanitar nga AVUK dhe të mbështetur nga Policia e Kosovës kanë inspektuar mbrëmë 49 inspektime.

Si rrjedhojë, janë shqiptuar gjashtë denimë dhe një lokal është mbyllur.

“Drejtoria Komunale e Inspeksionit në Suharekë së bashku me inspektorët sanitar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit (AVUK), të mbështetur edhe nga Policia, mbrëmë gjatë kohës prej ora 18:00 deri në ora 24:00 kanë dalë në teren, ku kanë inspektuar në 49 raste, që sipas Drejtoreshës për inspeksion znj. Jehona Rrafshi-Lumi, si rezultat i këtij aksioni janë shqiptuar 6 dënime dhe është mbyllur një lokal, për mosrespektim të masave mbrojtëse kundër COVID-19. Aksione të ngjajshme thotë ajo do të ketë edhe në vazhdim dhe do të shqiptohen edhe gjoba, për të gjithë rastet e shkeljes së masave të marra nga Qeveria e vendit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Suharekës./04 Online

Leave a Reply