Policia e Kosovës në raportin dërguar mediave bënë të ditur se është inicuar rasti ndaj një të mituri nga fshatin Reshtan Komuna e Suharekës.
Sipas raportit të policisë i mituri mashkull nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe është hasur duke punuar.
“Të premten rreth orës 14:20. Është iniciuar rast ndaj të dyshuarit mashkull kosovar i mitur, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit dhe është hasur duke punuar në një kafe”, thuhet në raport.
Inspektorët Komunal kanë mbyllur lokalin. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.