Suharekë: I dehuri detyron gruan dhe fëmijët të dalin nga shtëpia

0
243

Mbrëmë në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull, i cili në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij.

Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82-fishekë.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje.

Leave a Reply