Suharekë: Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e rrugës Dubravë-Gjinovc

0
47

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, së bashku me banorët dhe kryetarin e komunës, Bali Muharremaj, ka marrë pjesë në inaugurimin e rrugës Dubravë-Gjinovc.

Ai ka thënë se implementimi i projekteve të shumta infrastrukturore po i jep dimension të ri zhvillimor Komunës së Suharekës.

“Një tjetër investim i rëndësishëm në Suharekë, pasqyrë reale se Kosova po transformohet”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Implementimi i projekteve të shumta infrastrukturore po i jep dimension të ri zhvillimor Komunës së Suharekës, duke ngritur cilësinë e jetës së qytetarëve. Kënaqësi që, sot, së bashku me banorët dhe kryetarin e komunës, Bali Muharremaj, të merrja pjesë në inaugurimin e rrugës Dubravë-Gjinovc. Një tjetër investim i rëndësishëm në Suharekë, pasqyrë reale se Kosova po transformohet.

RH

Fotografia e Ramush Haradinaj
Fotografia e Ramush Haradinaj
Fotografia e Ramush Haradinaj
Fotografia e Ramush Haradinaj

Leave a Reply