Suharekë: 320 qytetarë nuk respektuan masat anti-covid, mbyllen edhe 7 pishina

0
462
Në takimin lokal për siguri në Komunën e Suharekës, i cili u mbajt sot, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, në mes tjerash ka njoftuar për ngjarjet dhe aktivitetet që kanë ndodhur gjatë javës.

Ajo ka specifikuar situatën dhe masat për mbrojtje nga COVID-19, duke specifikuar se kemi raste pozitive në Komunën tonë në përgjithësi si dhe vizitën e zv.kryeministrit z.Selmanaj dhe ministres së Kulturës znj.Dumoshi, po ashtu nënkryetarja Suka i ka njoftuar të pranishmit edhe për seancën e Asamblesë Komunale që është mbajtur 2 ditë më parë.

Ndërsa nga Policia e Kosovës për gjendjen e sigurisë u tha se gjendja ka qenë e qetë, por me këto raste: 320 fletë-paraqitje për mos respektim të masave kundër COVID-19, mbyllja e 7 pishinave, 1 aksident trafiku, 1 vetë-aksident pa lëndime, 2 vjedhje të vogla, 1 lëndim trupor, 1 dhunë familjare, 6 mos-veprime sipas dispozitave ligjore, 1 armë mbajtje pa leje, 1 shkaktim të rrezikut të përgjithshëm (gjuajtje me armë), 1 kanosje, 1 lëndim aksidental, 1 ngacmim si dhe 246 tiketa (gjobë), gjatë javës.

Nga KFOR-LMT dhe nga OSBE, kanë thënë se janë duke punuar sipas agjendës së përshtatur konform situatës së krijuar nga COVID-19./Suhareka Online

Leave a Reply