Suhareka ndan 100€ për të prekurit nga COVID-19 dhe 200€ për familjet e viktimave

0
382

Në seancën e dymbëdhjetë të rregullt të Asamblesë Komunale në Suharekë të mbajtur sot pikë e rendit të ditës ishte edhe ndarja e mjeteve për personat e prekur nga COVID-19.

Fillimisht ky ishte propozim i grupit parlamentar të PDK-së, ku në emër të tyre asambleisti Jeton Rrakaqi në seancën e fundit kishte propozuar që secilit qytetar të prekur nga COVID-19 ti ndahen nga 50€.

Ndërsa në bashkëpunim me qeverisjen aktuale kjo shumë është rritur në 100€ për secilin qytetar që është prekur nga COVID-19 që nga data 14 mars e deri më sot, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu asamblea ka vendosur që për secilën familje që ka pasur të vdekur nga COVID-19 si ndihmë ti ndahen nga 200€.

Leave a Reply