Studentëve të UPZ-së do t’i mundësohet afati i prillit për provime, ja kur fillon paraqitja dhe mbajtja e tyre

0
680

Parlamenti Studentor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar studentët e këtij universiteti se është aprovuar kërkesa e tyre për mbajtjen e provimeve për afatin e prillit.

Për shkak të pandemisë COVID-19, edhe UPZ-ja kishte pezulluar tërë procesin e rregullt akademik, duke përfshirë ligjëratat dhe mbajtjen e provimeve. Tashmë kur ka mbetur edhe pak kohë për afatin e qershorit, kjo si duket është një shansë e mirë për studentët e këtij universiteti që të kenë edhe afatin e prillit.

Siç ka njoftuar Kryetari i Parlamentit Studentor, Milot Krasniqi, paraqitja e provimeve do të bëhet nga data 29.05.2020 – 02.06.2020, kurse mbajtja e provimeve nga data 03.06.2020 – 09.06.2020.

Njoftimi i plotë i Parlamentit Studentor:

Të nderuar studentë,

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë se kërkesa e Parlamentit Studentor dërguar Senatit të UUHP-së është miratuar. Pas miratimit të kërkesës ka rezultuar përfundimi më i mirë i mundshëm për studentët.

Pra miratohet kërkesa e parashtruar në tërësi për:

▪️ Organizimin e afatit të Prillit:

🔺 Paraqitja e provimeve: 29.05.2020 – 02.06.2020
🔺 Mbajtja e provimeve: 03.06.2020 – 09.06.2020
🔹 Vendosja e notave në SMU: 04.06.2020 – 12.06.2020
———————————————————
▪️ Organizimin e afatit të Qershorit:

🔺 Paraqitja e provimeve: 15.06.2020 – 21.06.2020
🔺 Mbajtja e provimeve: 22.06.2020 – 11.07.2020
🔹 Vendosja e notave në SMU: 25.06.2020 – 17.07.2020

———————————————————

▪️ Shkarkimi i fletëpagesave për regjistrimin e semesrit
🔺 Bëhet nga data: 29.05.2020 – 05.06.2020

———————————————————
Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, kërkojmë nga të gjithë kolegët ta ruajnë distancën sociale dhe të pasjisen me maska dhe dorëza mbrojtëse!

❗️ Vërejtjte: Ju lutem rishikoni me vëmendje datat e paraqitjes dhe mbajtjes së provimeve, pasi për shkak të situatës nuk do të ketë ndonjë afat shtesë për ta. Për çdo paqartësi na kontaktoni pa hezitim.

🔘 Parlamenti Studentor duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, ju uron suksese në afate!

Me respekt, Milot Krasniqi – Kryetar i PS!

Fotografia e Parlamenti Studentor i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren
Fotografia e Parlamenti Studentor i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren

Leave a Reply