Stokholmi tashmë me imunitet kolektiv; New York dhe California afër; Izraeli në rrugë të mirë; Kosova në gjysmë të rrugës

0
505

Të përballur me shtimin e rasteve të reja Covid 19 në gati çdo vend të botës dhe me vaksinën antiCovid ende larg, shpresat janë kthyer sërish në masën e konfirmuar për luftë kundër pandemive gjatë historisë së njerëzimit – arritjen e imunitetit kolektiv me sa më pak pasoja në jëtë njerëzisht dhe në aspektetet tjera të jetës së njerëzve.

Studimet e bëra në Universitetin Ben Gurion në Negev, duke shfrytëzuar SIR modelin e dinamikës së infeksionit, e në bazë të dhënave zyrtare të numrit të rasteve me Covid 19, kanë llogaritur se New York që në qershor ka qenë afër imunitetit kolektiv, ndërsa në Kaliforni ky nivel mrojtës ka gjasë të jetë arritur me 15 qershor.

Studimet serologjike tregojnë se në New York në fakt janë infektuar se paku 6 herë më shumë raste sesa që janë të dhënat zyrtare pqë rastet me Covid 19, që i bie afër 3 milion njerëz.

Për Izraelin, studimi thot se masat e mbylljes më nuk janë të nevojshme për këtë vend dhe se gjatë shtatorit është e mundur që të arrihet numri prej 1.16 milion të infektuar në Izrael, aq sa përllogaritjet tregojnë se mjafton që të arrihet imuniteti kolektiv (i tufës).

Në Izrael raporti mes rasteve të zbuluara dhe të infektuara, besohet të jetë 1 me 10.

Një raport i tillë është shumë më i lartë për vendet si Kosova ku në vazhdimësi bëhen shumë pak teste, ku numri i testeve rrejshëm pozitiv është i lartë (nga 42 sportist të Prishtinës që sipas IKSHP ishin PCR negativ,

16 rezultuan pozitiv kur testimi u bë jasht Kosovës, që i bie 38% të testeve) dhe ku përkundër këtij fakti sërish numri i testeve pozitive në përqindje është shumë i lartë (nga 30 – 50%), raporti mes rasteve të konfirmuara dhe atyre të infektuara në përgjithësi mund të jetë 1:20 e më lartë.

Sa i përket Suedisë, atje ka një javë që nuk ka raste të vdekjeve nga Covid 19, ndërsa numri i rasteve të reja është në rënje të vazhdueshme. Në Suedi madje nuk vlen as masa e mbjtjes së maskës mbrojtëse, ndërsa jeta në përgjithësi është shumë afër asaj të para pandemisë, e ekonomia sipas Financial Times më mirë se në të gjitha vende t e Europës.

Më heret, Tegnell i Suedisë pati deklaruar se Stokholmi tashmë është afër imunitetit kolektiv. Rënja e numrit të rasteve të reja dhe vdekjeve e vërteton më së miri këtë.

Manaus, qyteti i 7-të sipas madhësisë në Brazil, me një popullatë rreth 2.5 milion banorë, gjithashtu po përjeton një dukuri të rënjes së pashpjegueshme dhe të vrullshme të rasteve më Covid 19. Ky qytet ka pësuar jashtëzakonisht rëndë gjatë pandemisë, sepse në te nuk janë aplikuar kurrëfarë masash të parandalimit të infeksionit.

Autoritetet atje tash janë të mendimit se kjo rënje e shpejtë e rasteve të reja më Covid 19 është për shkak se në këtë qytet është arritur imuniteti kolektiv.

Kosova, me gjasë është diku në gjysmë të rrugës të arritjes së imunitetit kolektiv. Nëse rënja e numrit të rasteve do ta pasojë periudhën e tashme me numra konstat të rasteve (rreth 150 në ditë), atëherë ky do të jetë indikatori më i mirë se imuniteti kolektiv po arrihet ndër ne, fillimisht në lokalitete të kufizuara, e më pastaj në tërë Kosovën.

Në rast se numri I rasteve do të shtohet në peiudhën e ardhme, atëherë kjo do të mund të jetë ngritja e fundit para arritjes së imunitetit kolektiv.

Një është e qartë, masat restriktive nuk e kanë arësyetuar vehten dhe këtë e tregon edhe studimi i Univesitetit të Oksfordit lidhur me krahasimin e masave antiCovid në vende të ndryshme.

Është ky studimi të cili IKSHP me paturpësi e shtrembëroi për përfitime të ulta, e për të cilin na njohtuan mediat e vendit. Shembulli i Maqedonisë fqinje është gjithashtu mjaft figurativ. Ky vend që nga fillimi ka aplikuar masa kufizuese të rrepta, por kjo nuk pat efektin e pritur as në numrin e rasteve e as në numrin e vdekjeve nga Covid 19.

Me që vaskina zor që do të jetë gadi këtë vit dhe Kosova nuk ka gjasa që të njejtat ti merr me prioritet (një deklarim I tillë I para do dite është mashtrim), atëherë të mbështetemi tek ato që i kemi në dispozicion;

masat individuale mbrojtëse dhe arritjen graduale e sa më e padhimbshme të imunitetit kolektiv. Vaksinat, kurdo që do të jenë në dispozicion, janë gjithashtu të mirëseardhura, në mbajtjen e qëndrueshme të këtij imuniteti.

Leave a Reply