Sqaron Hajdari: Vetura po zbaton marrëveshjen për bartjen e vizitorëve të “Autostrada Biennale”

0
411

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hajdari ka përgënjeshtruar lajmin se një veturë zyrtare është keqpërdorur.

Gjatë ditës ishte raportuar se një vëturë zyrtare e Komunës së Prizrenit ishte shfrytëzuar jashtë detyrës zyrtare, e cila ishte fotografuar nga një qytetar.

Lidhur me këtë Hajdari ka thënë se asnjë zyrtarë i komunës nuk ka shkuar me familjen e tij me veturë zyrtare në Shqipëri, por kjo veturë është shfrytëzuar për të zbatuar marrëveshjen për bartjen e vizitorëve (pjesëmarrësve) në “Autostrada Biennale”, e cila kishte relacionin Rinas – Prizren dhe anasjelltas.

“Me keqardhje duhet t’u themi portaleve dhe gazetarëve se duke dashur të paraqesin shkelje nga zyrtarët e komunës, vetë shkelin kodin etik të gazetarisë: shkelin nenin e verifikimit dhe konfirmimit të informatës.
Jua themi ne: kjo veturë zbaton marrëveshjen për bartjen e vizitorëve/pjesëmarrjen e Autostrada Biennale, ne relacionin Rinas-Prizren dhe anasjelltas, pra këtu është shoferi i komunës në zbatim të detyrës
Me respekt,
Drejtori i DA, Osman Hajdari

nekursejmenukpaguajmeVIPtaxi”, ka thënë Hajdari në reagimin e tij./04 Online

Leave a Reply