Sqarohet Haskuka rreth emërimit të UD-ve të drejtorëve të shkollave

0
445

Një debat i nxehtë sot është zhvilluar në seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Prizrenit për gjendjen në arsim në këtë komunë.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se nuk i ka shkarkuar drejtorët dhe zëvendësdrejtorët, por ata i ka zëvendësuar pasi u ka skaduar kontrata.

“Ata e kanë përfunduar mandatin sipas kontratës që e kanë pasur. Në disa shkolla kam caktuar ushtrues të detyrës, kurse në disa jo. Kjo është kompetencë e imja dhe e kam shfrytëzuar këtë të drejt”, ka thënë Haskuka në mes tjerash./04 Online

Leave a Reply