Sot shënohet 23-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit”

0
108

Sot bëhen 23 vite nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet “Epopeja e Dukagjinit”.

Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.

Sipas një njoftimi të Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të AAK-së, kryetari Ramush Haradinaj në nderë të Epopesë së Dukagjinit, do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan.

Haradinaj do të bëjë homazhe në ora 12:00.


‘Nesër, më datë 24 mars 2021, në ora 12:00, në kuadër të Manifestimit “Epopeja e Dukagjinit”, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit të Zonës Operative të Dukagjinit në Gllogjan, në praninë e Gardës Ceremoniale të Ushtrisë së Kosovës’, thuhet në njoftim.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.
Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Leave a Reply