Sot seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, pritet të votohet Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

0
368

Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, ku në rend dite është vetëm një pikë dhe kjo shqyrtimi i dytë i projektligjit nr. 07/L-016 për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19.

Ndryshe Komisioni për buxhet dhe yransfere me 6 vota për dhe 3 kundër, ka votuar raportin me rekomandime për Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike. E votimit të këtij raporti i ka paraprirë miratimi i 4 amendamenteve të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Amendamenti i parë është që mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit sipas këtij neni, e të cilët kanë kursime deri në 9.999 mijë euro kompensohen në formë rimbursimi, duke filluar nga viti 2023, sipas formulës dhe metodologjisë së rimbursimit që vendoset me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe Fondit e Kursimit Pensional të Kosovës në afatin prej gjashtë muajsh nga miratimi i këtij ligji.

Amendamenti i dytë, lënda e parë e cila prodhohet nga veprimtaritë biznesore të regjistruara dhe aktive në Republikën e Kosovës, pavarësisht se a eksportohet jashtë vendit apo jo, lirohet nga TVSH-ja.

Amendamenti i tretë, të gjitha bizneset, të cilat kanë qenë të mbyllura apo kanë pasur probleme të funksionimit të rregullt gjatë kohës së pandemisë, por të cilët kanë qenë aktive të regjistruara në regjistër të biznesit para 29 shkurtit 2020, mbështeten financiarisht nga ana e buxhetit të Kosovës me mjete monetare për t’i mbuluar shpenzimet operative në shumën prej 200 milionë eurosh.

Amendamenti i katërt, paguhen nga buxheti i Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për periudhën tetor dhe dhjetor 2020, të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19 janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhën jo më të shkurtër se tre muaj pas 29 shkurtit 2020 e deri më 30 dhjetor 2020. Shuma e pagesës për punëtorët është 300 euro për një muaj.

Leave a Reply