Sot Prizreni pa asnjë të infektuar me koronavirus

0
399

Në komunën e Prizrenit nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus.

Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë testimeve që janë bërë, 77 raste kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 46 raste, Fushë Kosovë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Vushtrri 4 raste, Gjilan 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Deçan 2 raste, Drenas 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime.

Leave a Reply