Sot në Prizren shënohet Dita Botërore e Teatrit

0
437

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Prizren në bashkëpunim me teatrin e qytetit “Bekim Fehmiu, sot do të organizojë aktivitete me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Teatrit.

Si rrjedhojë do të shfaqet një perfomancë artistike e artistëve të teatrit të qytetit, e njëkohësisht do të bëhet edhe shpërndarja e mirënjohjeve për artistët që kanë kontribuar për teatrin.

Aktivitetet për shënimin e Ditës Botërre të Teatrit do të përmbyllet me shfaqjen e perfomancës artistike të grupit “Don’t Listen Your Reighbors”, duke interpretuar këngë të vjetra shqiptare./04 Online

Leave a Reply