Sogojeva: Sektori i gastronomisë para falimentimit

0
557

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka mbështetur Shoqatën e Gastronomëve të Kosovës dhe atë të Bizneseve dhe Zejtarëve në Prizren, që të hënën t’i mbyllin bizneset dhe të marrin pjesë në aksionin simbolik që do të zhvillohet para institucioneve qendrore në Prishtinë, të cilave do t’ia dhurojnë një çelës.

OHT i ka kërkuar Qeverisë, në takim me zëvendëskryeministrin, që të hiqen kufizimet e lëvizjes dhe masat tjera, pasi kriza te bizneset hotelerike po thellohet çdo ditë e më shumë.

Kryetari i OHT, Sogojeva, i ka thënë Gazetës Scanner, se ky sektor është buzë falimentimit dhe ne si Odë do të përdorimin të gjitha mjetet, që të hiqen masat ndaj këtij sektori është buzë falimentimit, raporton Gazeta Scanner.

“Po na pret krizë e madhe ekonomike, dhe nuk e di a janë të vetëdijshme intitucionet për kolapsin që po na pret”, ka thënë Sogojeva.

Ndryshe, Oda e Hotelerisë dhe Turizmit ka kërkuar nga Qeveria që të hiqen masat deri në orën 21:00, për këtë sektor, dhe ato të punojnë deri në ora 23:00, në të kundërtën do të protestojnë.

Leave a Reply