Skender Hyseni: Me kushtetutën e saj, Kosova është zotuar të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet

0
280

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni ka thënë se letra e Sekretarit amerikan të shtetit dërguar Vuçiqit është për tu mirëpritur. Sipas Hysenit dialogu duhet të përmbyllet me marrëveshje me njohje reciproke dhe çfarëdo ideje për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm, raporton Gazeta Express.

Hyseni ka thënë poashtu se Kosova në Kushtetutën e saj është zotuar që të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet.

“Sidoqoftë, vlerësoj se çdo opcion që promovon ide për ndarjen e Kosovës, apo çfardo frome këmbimi territoresh, që prek kufinjtë e tashëm të Rpublikës së Kosovës është i papranueshëm dhe i rrezikshëm. Kosova është shtet multi-etnik, i të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në te. Me Kushtetutën e saj, Kosova është zotuar të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet dhe të mos ketë kërkesa e pretendime territoriale ndaj asnjë shteti”, ka shkruar Hyseni./Express/https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fskender.e.hyseni%2Fposts%2F1373485219676637&width=500&show_text=true&height=741&appId 

Leave a Reply