S’ka festë në Suharekë, policia largon tifozët nga sheshi i qytetit

0
406

Golden Eagle Ylli është kampion i ri i Superligës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Suhareka ka triumfuar edhe në ndeshjen e sontme ndaj Pejës, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati përfundimtar i fazës finale ishte 3 me 0 në të mirë kampionit të ri.

Ndeshja e sontme përfundoi me rezultat 67 – 70 , kurse dy takimet tjera përfunduan me rezultat 75:83 dhe 75:73 në të mirë të Yllit. Ky është titulli i parë për Golden Eagle Yllin, titull ky që i ka gëzuar pa masë “Xhebrailat”. Ata kanë dalur në rrugët e qytetit sonte për të festuar, megjithatë Policia e Kosovës ka ndërhyrë menjëherë duke i larguar nga sheshi i qytetit.

Leave a Reply