Situata me COVID 19 në Kosovë: 1 mijë e 294 raste aktive, 632 të vdekur

0
388
Foto: Ilustrim

Momentalisht në Kosovë janë gjithsej 1.294 raste aktive me koronavirus, ka njoftuar IKSHPK’ja, raporton Gazeta Express

Dje gjatë ditës instituti ka njoftuar se janë testuar gjithsej 654 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 41 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Gjilan dhe 1 rast nga spitali Prizren).

Numri total i rasteve pozitive është 15.855 raste nga 70.873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 632 raste të vdekjes.

Gjithashtu është bërë e ditur se janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 13.929 raste.

Leave a Reply