Sinjale fitoreje, Edi Rama e fillon ditën me thënie e numrin 12 të legjendës Michael Jordan

0
306

Kur janë numëruar afro 75% të votave, Edi Rama, të paktën momentalisht gëzon numrat e mjaftueshëm për të qeverisur i vetëm, që në fakt do të ishte mandati i tretë radhazi për të.

Këto sinjale fitoreje duket ta kenë motivuar kreun e PS-së, i cili ditën e sotme e filloi me një thënie të legjendës së basketbollit, Michael Jordan, i cili sa ishte në Chicago Bulls, në një nga datat 14 Shkurt, pra për Shën Valentin kishte veshur fanellën me numrin 12, krahas numrit 23 që e kishte të zakonshëm.Por, për Ramën numri 12 ishte më i rëndësishëm, prandaj edhe zgjodhi një foto të tillë. Në përshkrimin e fotos me të cilën e nisi ditën, mes tjerash ka shkruar se po punove fort, ia del.

Më poshtë edhe postimi i plotë.MIRËMËNGJES 
Po punove fort ia del. S’ka rrugë të shkurtra në jetë – Michael Jordan

Leave a Reply