Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë

0
275

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse, që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi Policinë e Kosovës.
Policia e Kosovës është profesionale dhe po punon në respektim dhe zbatim të ligjit, thuhet në komunikatën e SPK-së.

“Sindikata dënon ashpër këto sulme dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, që janë në krye të detyrës.
Kërkojmë nga qytetaret e vendit që Policin e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të gjdo Qytetari në Republikës e Kosovës .
Ne edhe një herë kërkojmë nga organet kompetente që të marrë masa ndaj personave te papërgjegjshëm, të cilët lënduan policët në krye të detyrês.
Policëve të lënduar u urojmë shërim dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës!”, thuhet në komunikatë

Leave a Reply