Si u menaxhua pandemia në vitet e 70-ta në Kosovë, tregon epidemiologu nga Gjakova

0
385

Në mars të vitit 1972 saktësisht me 14 mars, mjekët kosovarë e diagnostikuan sëmundjen “variola vera”, apo siç njihej në popull “Lija”, një virus mjaft i rrezikshëm dhe vdekjeprurës, e cila ua mori jetën 26 qytetarëve.

Epidemiologu Sinan Rizvanolli në një rrëfim në Edicionin Special në Klan Kosova, ka treguar se si u menaxhua kjo sëmundje ngjitëse gjatë asaj periudhe.

“Janë mjekët kosovarë që e diagnostikuan, pasi këtë sëmundje nuk e njohën në Beograd dhe të sëmurin nga varjola që kishte pasë kontakt me haxhiun që e kishte sjell këtë sëmundje, ua treguan studentëve si rast alergjik i shkaktuar nga penicilina”.

Rizvanolli ka treguar që mjeku i parë që e diagnostikoi këtë sëmundje ishte Agim Serhati nga Gjakova.

“Atij nuk iu mor për bazë, pasi ishte mjek i ri dhe askush nuk e mori seriozisht atë që tha Dr. Agimi. Rastet e para që u paraqiten ishin nga fshati Dejn i Komunës së Rahovecit”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKlanKosovaOfficial1%2Fvideos%2F2644767289122200%2F&show_text=0&width=560 

Leave a Reply