Si ta shndërroni kopshtin tuaj në parajsë?

0
877

Tashmë pranvera ka trokitur në dyert tona, stina kur paraqitet nevoja për ndryshimet e para për të bërë kopshtin tuaj të duket bukur.

Zgjedhja e bimëve  që dëshironi te mbjellni në kopshtin tuaj duhet bërë gjithmonë me kujdes, duke hulumtuar për specifikat e bimës dhe   mbjellja të bëhet  në vendin  e duhur në kopsht. 

Shumë lloje të pemëve  dekorative por edhe frutore janë kultivues  me rritje të ngadaltë, domethënë do të duhet të prisni vite për të korrur përfitimet e mbjelljes së tyre, dhe nëse ju keni mbjellur  një pemë të madhe në një vend ku nuk i përket, mund të shkaktojë probleme përgjatë rrugës se rritjes.

Që ju të mos i bëni këto gabime dhe që ju kopshtin tuaj ta bëni të duket sikur ‘parajsë’, është Ndërmarrja Kopshtare “Bredhi” e cila kujdeset deri në detale me ekipin e saj profesional.

Ndonëse zgjedhja është gjithmonë e juaja, por kjo ndërmarrje nuk ngurron për t’iu prezantuar bimët dekorative më të mirat, më të bukurat e më lehtë për mirëmbajtje.

Si më poshtë janë disa nga propozim – rekomandimet e Ndërmarrjes Kopshtare “Bredhi” që ju ti mbjellni në kopshtin apo oborrin tuaj:

          Magnolia Pemë – Magnoliat janë  ndër pemët më të bukura pranverore që lulëzojnë në pranverën e hershme. Akoma pa filluar gjelbërimi i natyrës lule magnolia zbukuron kopshtin tuaj me lulet e bukura të saj. Ato marrin formën e pemëve hije rënda ose shkurreve zbukuruese sipas formës. Ato zbukurojnë kopshtet duke ju dhënë aromë të ëmbël. Manjola është një nga lulet më të vjetra në botë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 Bliri – Është dru i familjes së blirëve (Tiliaceae) deri 40 m i lartë,  është dru gjetherënës, gjethet kanë formën e  zemrës nga poshtë, lulesa e saj zakonisht është  me 3 lule që lulëzon në qershor – korrik. Bliri  rritet në të gjithë Evropën, tek ne rritet në pyje. Bliri mbillet si dru zbukurues në kopshtet tona, në zbukurimin e shesheve e qyteteve për shkak të aromës dhe formës së tij. Jeton deri në 200 – 300 vjet, lulet me erë të këndshme përdoren nga mjekësia popullore si çaj kundër kollës, si qetësues i dhembjeve të stomakut, etj. Lulet kanë shumë nektar dhe mjalti prej tyre ka shije dhe aromë të këndshme. Farat përmbajnë rreth 12% vaj si ai i bajames.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Druri dekorativ Catalpa – Është shumë i këkuar tek ne. Gjethi ka formën e zemrës  me madhësi rreth 20 cm, kurora e saj  ka formë të rrumbullakët.

Catalpa  për shkak të formës së përshtatshme  dhe bukurisë së saj përdoret shumë në zbukurimin e kopshtit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Fotinja – E quajtur ndryshe ‘Crismas berry’ është bimë gjethembajtëse, gjethi ka ngjyrë të gjelbërt në të kuqe varësisht nga stinët. Format e saj janë të ndryshme, ka rritje të shpejtë deri në 4 m. Përdoret si bimë zbukuruse në kopsht, sidomos për mbylljen e hapsirave – Gardhe.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Acer platanoides – Rrapi – Është një nga drurët dekorativ më të kërkuar në botë, ka rritje të shpejtë me mundësi ti jepni formën që ju dëshironi. Ka rritje të shpejtë 20 – 30 m, me kurorë të gjërë e të rrumbullakët. Përdorët shumë në kopshte, sidomos në kopshtet e mëdha e sheshe.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Leylandi –  Është një bimë me rritje të shpejtë të gjelbër të vazhdueshme shumë e përdorur në kopshtari, kryesisht përmbyllje të hapsirave. Leylandi është bimë  që rritet në lartësi deri në 10 metra. Rritja e tyre e shpejtë dhe e trashë do të thotë se ato ndonjëherë përdoren për të ruajtur privatësinë në kopshtin tuaj, por një përdorim i tillë mund të rezultojë në mosmarrëveshje me fqinjët, prona e të cilëve bëhet më e bukur dhe hijeshuar.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Për më shumë nga Ndërmarrja Kopshtare “BREDHI” klikoni në këtë link” https://www.facebook.com/NderrmarrjaKopshtareBredhi

Leave a Reply