S’i respektuan masat kundër COVID-19, numri i personave që u gjobitën dje në Gjakovë, Rahovec e Malishevë

0
409
Foto: Arkiva - Ilustrim

Policia e rajonit të Gjakovës edhe dje ka vazhduar me shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk i respektojnë masat e marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj ka thënë për Gazetën Sinjali se dje në këtë rajon janë shqiptuar 86 gjoba në total. Nga to, 19 janë shqiptuar në Gjakovë, 16 në Rahovec dhe 21 në Malishevë.

Përveç këtyre, 30 gjoba janë shqiptuar edhe nga dy njësitet e Policisë së Gjakovës, 25 nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), ndërsa 5 nga Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSH).

Leave a Reply