Si në filma: Grabitësit pasi lanë të plagosur babë dhe birë në Prizren, i vënë flakën veturës

0
362

Sot një grup prej tre persona ka tentuar të grabisë një argjendari në qytetin e Prizrenit, të cilët kanë plagosur babë e birë si dhe në ikje e sipër ata kanë braktisur automjetin dhe i kanë vënë zjarrin.

Tre persona të armatosur kanë lënë të plagosur pronarin e argjendarisë dhe djalin e tij, gjatë tentim grabitjes.

Sipas policisë, grabitës në ikje e sipër kanë goditur një veturë tjetër, ndërsa i kanë venë flakën veturës së tyre dhe kanë ikur në drejtim të Suharekës.

Nga Policia është thënë se janë në ndjekje të tyre por që ende nuk kanë arritur t’i arrestojnë.

“Tre persona kanë plagosur pronarin e argjendarisë si dhe djalin e tij, të njëjtit janë larguar në drejtim të Suharekës, ndërsa të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë. Të dyshuarit gjatë ikjes janë ndeshur se pari me një veturë tjetër nga ndjekja e policisë si dhe kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tyre.” thuhet në prononcimin e policisë për media.

Leave a Reply