“Si krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë”/ Libri i mbesës së Trump-it: Ai ishte viktimë e neglizhencës së të atit

0
78

Donald Trump ka pësuar abuzime nga babai i tij, thuhet në librin e ri të mbesës së presidentit të SHBA-së, në një pretendim eksploziv të së përditshmes “DailyMail”, që thotë se ka marrë në dorë një kopje para publikimit.

Autorja Mary Trump, shkruan se “dashuria nuk donte të thoshte asgjë për babanë Fred Trump”, i cili kërkonte vetëm bindje absolute, të cilën presidenti i SHBA ishte i detyruar t’ia jepte.

Nëna e Donald-it u sëmur kur ai ishte vetëm dy vjeç duke e lënë totalisht të varur nga kujdestari Fred, i cili e terrorizonte, shkruan Mary në librin e saj “Si krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë”.

I neglizhuar nga babai i tij që vetëm punonte, Mary thotë se Presidenti pësoi mungesë vëmendjeje që i lanë shenjë përjetë. Psikologia 55-vjeçare e krahason Donald-in me përbindëshin Frankenstein por “pa ndërgjegjien e tij”.

Mary shkruan se xhaxhai i saj është jo vetëm narcisist, por plotëson dhe kriteret e njeriut antisocial në kufi me sindromën e sociopatit. Ajo pretendon më tej se Donald ka paguar një të njohur për të kryer në vend të tij provimin e pranimit në Universitetin e Pennsylvania.

Botuesit Simon & Schuster njoftuan kësaj jave se libri i kujtimeve të Mary do të publikohet dy javë më herët prej interesit të madh, që e ka bërë librin më të kërkuar në rrjetin Amazon. Shkrimet janë ende në beteje ligjore mes Mary dhe familjes Trump në seancën që pritet të zhvillohet të enjten në New York.

Mary thotë se ka një doktoraturë në psikologji dhe shkruan se Donald plotëson kriteret e sëmundjeve mendore të sociopatisë.

“Donald plotëson disa kritere të çrregullimit të karakterit të varur, me simptoma si paaftësi për të marrë përgjegjësi, paaftësi për të qëndruar vetëm dhe përpjekjet e ekzagjeruara për të marrë mbështetje nga të tjerët. Ai pi rreth 2 Diet Cola në ditë dhe fle shumë pak. Ka një dietë të tmerrshme ushqimi dhe nuk stërvitet”.

Më tej Mary shkruan se motra e tij e madhe Donald Maryanne, gjykatëse tashmë në pension, tallej me kandidaturën e tij presidenciale duke quajtur “kloun” dhe vinte në lojë “pesë falimentimet e tij”.

Leave a Reply