Shumë shtete i bllokojnë kufijtë pas variantit të ri të koronavirusit në Afrikën e Jugut

0
182
Foto: Ilustrim

Numri i vendeve që janë duke i shtrënguar kufizimet e udhëtimit është duke u rritur, pasi u zbuluar një variant i ri i koronavirusit në Afrikën e Jugut në fillim të kësaj jave.

Mbretëria e Bashkuar, Singapori dhe Japonia janë ndër shtetet që janë kanë masa më të rënda si dhe i ndaluan fluturimet nga Afrika e Jugut dhe vendet fqinje.

Bashkimi Evropian është duke propozuar që të ndalohen fluturimet nga rajoni i Afrikës për në të gjithë bllokun.

Shkencëtarëve ende ju duhet kohë për të mësuar rreth këtij varianti, por thonë se janë shumë të shqetësuar për këtë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se do të duhen disa javë për të kuptuar ndikimin e variantit të ri, pasi shkencëtarët po punojnë për të përcaktuar se sa i transmetueshëm është ky virus.

Varianti është shumë i ndryshëm nga të tjerët që janë shfaqur deri më tani. Shkencëtarët kanë thënë se është versioni më i mutuar, që do të thotë se vaksinat mund të mos jenë aq efektive, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Leave a Reply