Shqiptohen 242 gjoba për qytetarët që nuk i respektuan masat antiCOVID-19

0
270

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba për qytetarët që nuk po respektojnë masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet e vendit.

Vetëm për një ditë policia shqiptoi gjoba ndaj 242 qytetarëve të cilët nuk i përfillën masat për parandalimin dhe përhapjen e infeksionit me koronavirus.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës ditë më parë nëpërmjet një mbledhje elektronike miratoi masat e reja për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi nga 6 dhjetori.

Në bazë të vendimit të Qeverisë, mbetet në fuqi kufizimi i lëvizjes nga ora 00:00 deri në orën 05:00 dhe kufizimi i orarit të punës së gastronomisë nga ora 05:00 deri në orën 23:00.

Mysafirët në restorante dhe lokale duhet të posedojnë dëshminë për vaksinën anti-COVID.

Bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative dhe ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë.

Pavarësisht numrit të personave, do të vazhdojë ndalimi i veprimtarisë së klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Leave a Reply