Shqiptarja nga Prizreni që ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur në Kroaci

0
457

Shqiptarja nga Prizreni, Ermina Lekaj-Përlaskaj, ka fituar mandatin e deputetes në zgjedhjet që janë mbajtur  në Kroaci.

Do të jetë hera e tretë që Lekaj-Përlaskaj do të përfaqësojë përveç shqiptarëve edhe pakicat tjera.

Lekaj për Gazeta e Re ka folur për procesin e zgjedhjeve dhe interesimin në pjesëmarrje në votime nga kroatët dhe shqiptarët në Kroaci

‘’Sa i përket procesit të zgjedhjeve këtu kemi zgjedhje në mes të deputetëve që dalin nga grupi i pakicave dhe unë i takoj grupit të pakicave të ish-Jugosllavisë pra i përfaqësojë shqiptarët,boshnjakët,maqedonasit,sllovenët dhe malazezët. Nga ana e pakicave ka pasur interesim në votime unë 99% të votave i kam marrur nga komuniteti shqipëtar që jetojnë në Kroaci’’ tha Lekaj.

Lekaj ka falënderuar edhe votuesit e saj në Kosovë që në ditën e zgjedhjeve kanë përdorur të drejtat e tyre duke votuar në Ambasadën e Kroacisë në Kosovë.

‘’Shfrytëzoj rastin për shtetasit kroatë të cilët jetojnë në Kosovë që kanë përdorur te drejtën e tyre ligjore dhe kanë votuar në Ambasadën e Kroacisë në Kosovë’’ shtoi Lekaj.

Lekaj ka shënuar një fitore të bindshëm kundër 7 kandidatëve të cilët ishin të përbërë nga boshnjakët dhe shqiptarët. Sipas rezultateve Lekaj ka fituar 1728 vota me një epërsi prej 600 votave ndaj kundër kandidatit të saj.

Ajo ka dhënë sqarim edhe për funksionin e pakicave në parlamentin e Kroacisë

‘’Në parlamentin kroat me kushtetutë kemi 8 vende të siguruar për pakicat kombëtare, 3 vende për serbët, 1 vend hungarezët, 1 vend italianët , 1 vend çekët dhe sllovakët kurse në grupin që jam edhe unë si përfaqësuese jemi 5 pakica të cilët na quajnë pakicat e ish-Jugosllavisë dhe nga këto zgjidhët vetëm 1 përfaqësuese dhe janë 8 pakica të tjera në të cilën edhe ata kanë vetëm 1 përfaqësues, deputetët e pakicave kanë të drejtë vendimmarrëse dhe ne jemi në koalicion me mandatarin që do ta themelojë qeverinë, kjo na mundëson që ne të kërkojmë të drejtat tona si pakica kombëtare dhe të punojmë në interesat  e pakicave duke mos i harruar edhe interesat e shtetit kroatë ’’ tha ajo.

Duke vlerësuar raportet mes Kosovës dhe Kroacisë Lekaj ka thënë se në aspektin politik raportet janë në nivel të duhur kurse në aspektin ekonomikë ka mangësi ku do të angazhohet të punojë më shumë në këtë drejtim.

‘’Raportet në aspektin politik e vlerësoj në një nivel të duhur por mendoj që ngecin në raportin ekonomik ku edhe detyra ime është që të punojë në këtë drejtim për arsye se Kosova ka nevojë për ndihmë nga shteti i Kroacisë, Kroacia me të vërtetë jep një mbështetje të fortë sa i përket pavarësisë dhe sovranitetit së Kosovës por tani është momenti ku ne duhet të punojmë në atë drejtim ku Kroacia si shteti i Bashkimit Evropian të jepë një mbështetje më të fortë ekonomike dhe një mbështetje për hyrjen e Kosovës në Bashkimin Evropian’’ tha Lekaj.

Leave a Reply