Shqiptarët e Kosovës për vikend drejt Shqipërisë – Trafik i rënduar në rrugën e Kombit

0
360

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë Shqipërinë destinacionin kryesor për pushime.

Të favorizuar nga moti i mirë dhe temperaturat e larta, qytetarët e Kosovës kanë vendosur të kalojnë këto ditë pranë bregdetit, ku për pasojë, lëvizja në rrugën e Kombit, gjatë paradites së sotme është paraqitur e rënduar.

Mediat në Shqipëri raportojnë se disa javë më parë Qeveria e Kosovës, si masë kufizuese anti COVID kalimin e kufirit e kishin bërë vetëm më testin negativ PCR të coronavirusit.

Ndërkaq, kjo pengonte qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës të udhëtonin lirshëm drejt dy shteteve. Megjithatë, Kosova doli me një vendim të dytë, ku theksohet se nuk ka nevojë për testin  negativ, për të kaluar kufirin. /TCh/Telegrafi/

Leave a Reply