Shqipëria më 1 qershor hap kufijtë për qytetarët e Kosovës

0
360

Është bërë e ditur sot nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, se Shqipëria më 1 qershor do t’i hapë kufijtë tokësorë për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Rama shtoi se plazhet për turistët do të hapen 10 ditë më vonë, pra pas 10 qershorit.

Kryeministri Rama nëpërmjet një video live në Facebook është shprehur se nga data 1 qershor do të hapen kufijtë tokësorë.

Rama: Ka shumë ide për komplote globale e fantazisë në botën akademike të rrjeteve sociale. Shqipëria ka numrin më të ulët të viktimave në botë për numër popullsie. Cila botë është hapur më shumë se Shqipëria sot në fazën dy? Shkoni në Greqi, Itali dhe do e shihni do lëvizni nga veriu në jug sipas qejfit, apo do të ikni dot në plazh. Ne jemi duke hedhur hapat sipas një plani të mirëmenduar. Jemi gati të hapim kufijtë tokësorë, por duhet të marrim dhe miratimin  e vendeve të tjera. Edhe nëse duam ne të hapemi, nuk hapen të tjerët. Shengeni deri më 15 qershor që është i mbyllur dhe fluturimet po ashtu. Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësorë me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet.

Leave a Reply