Shqipëria e dyta në Ballkanin Perëndimor për vaksinimin e popullatës, të fundit RMV e Kosova

0
263

Shqipëria ka shënuar ritme të mira të vaksinimit, duke nisur nga muaji mars kur në Shqipëri, përveç vaksinave të miratuara nga EMA dhe FDA, mbërritën edhe vaksinat kineze Sinovax. Sot vendi renditet i dyti, pas Serbisë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ritme shumë të ulëta në këtë drejtim kanë Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Shqipëria e ka filluar vaksinimin më 11 janar, në të njëjtën ditë që në aeroportin ndërkombëtar Rinas mbërritën 975 vaksina anticovid, siç u raportua nga kryeministri Rama. Të parët që iu nënshtruan vaksinimit ishin disa mjekë që i përkisnin frontit të parë të luftës nga spitalet covid në Tiranë.

Ardhja e dozave të tjera të vaksinës anticovid përgjatë 3 mujorit të parë të këtij viti, u shtua pas kontratës së nënshkruar siç njoftoi kryeministri Rama për 500 mijë vaksinat kineze Sinovax.

Ndërkohë vijon furnizimi edhe me vaksina të kompanive Pfizer, Astra Zenneca dhe Sputnik V. Sipas strategjisë së vaksinimit, vaksinat e miratuara nga EMA dhe FDA (Pfizer dhe Astra Zeneca) u përdorën për kategoritë e të moshuarve, ata me sëmundje kronike, mësuesve, operatorëve turistikë si dhe për kategorinë e punonjësve të fasonerive.

Në 4 maj, duke folur në parlament për kalendarin e mbërritjes së vaksinave, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu tha:

“Kemi mbi 730 mijë doza vaksinash që kanë mbërritur në vend. Dhe përgjatë kësaj jave do të kemi edhe 11 mijë e 700 doza vaksine Pfizer, të cilat priten të vijnë. Sikundër vijojmë të furnizohemi përgjatë muajit maj me 99 mijë doza vaksine nga kontrata jonë me Pfizer, instrumentin e Covax, si dhe me një instrument të ri të mbështetjes së Bashkimit Europian, për alokimin e vaksinave për vendet e Ballkanit”

Ministrja dha informacion edhe për numrin e të vaksinuarve me të dyja dozat anticovid.

“Kemi mbërritur në objektivin tonë të parë prej 500 mijë vaksinimesh të kryera në ditët e para të majit dhe jemi të vendosur të ecim me shpejtësi drejt objektivit të ri, për kryerjen e 1 milion vaksinimeve. Sot janë rreth 100 mijë qytetarë që i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, duke siguruar një mbrojtje më të mirë nga virusi i rrezikshëm.”

Por, bazuar në të dhënat zyrtare të New York Times, Shqipëria ka administruar 556 584 doza vaksinash, duke shënuar një nivel vaksinimi 20 persona në 100.

Maqedonia e Veriut mbetet shumë prapa me vaksinimin e popullatës. Deri më tani raportohet të jenë administruar 74 076 doza të vaksinave COVID. Ose 3.6 për çdo 100 banorë.Për vonesën në ecurinë e fushatës së vaksinimit ministri i shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe është shprehur që:“Janë nën presion të madh nga të gjitha vendet e botës dhe kjo është arsyeja e ngadalësimit të procesit të furnizimit me vaksina, shumë më e ngadaltë nga ajo që ne presim”.

Ndërkohë Kosova është vendi i fundit në rajon që ka nisur fushatën e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit me ardhjen e 24.000 dozave të para mbrëmjen e 28 marsit. Kjo sasi prej 24.000 dozash të vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, është pjesë e programit COVAX nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe si target kryesor ka mjekët. Kur u konsultuam me faqen e përditësuar të NYT mbi numrin e dozave te administruara, Kosova figuron si një hartë, por pa emër dhe pa të dhëna për vaksinat.

Leave a Reply