Shpërndahen 90 lopë qumështore për fermerët e Prizrenit

0
417

Komuna e Prizrenit sot ka bërë shpërndarjen e lopëve qumështore tek fermerët përfitues të projektit “Furnizimi me Mëshqera Gravide”.

I pranishëm ishte edhe Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili ka thënë se përmes këtij projekti janë siguruar lopë cilësore të cilat mundësojnë që fermerët të përfitojnë shumëfish nga ato.

“Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, sot kanë bërë shpërndarjen e lopëve qumështore tek fermerët përfitues të projektit “Furnizimi me Mëshqerra Gravide”.

Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se përmes këtij projekti, Komuna e Prizrenit ka siguruar lopë cilësore, të cilat mundësojnë që fermerët të përfitojnë shumëfish nga ato.

Po ashtu, kryetari Haskuka theksoi se ky nuk është projekti i vetëm i Komunës së Prizrenit për ngritjen e kapaciteteve të fermerëve që merren me prodhimin e qumështit, pasi që Komuna vazhdimisht ka ndarë dhe do të vazhdojë të ndajë subvencione edhe për ngritje të stallave dhe makinave mjelëse për lopë qumështore.

Ndërsa drejtori i DBZHR-së, Agron Limani tha se përfitues të këtij projekti parashihet të jenë gjithsej 90 fermerë të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04 Online

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkkprizren%2Fposts%2F1464805880387011&width=500

Leave a Reply