Shoqata e Artistëve Pamorë për nder të 28 Nëntorit hap ekspozitë në Prizren

0
556

Gent Smani dhe Arbnor Morina kanë bashkuar forcat për të themeluar Shoqatën e Arstistëve Pamorë në Prizren.

Ndonëse si ide kishte ekzistuar kohë më parë, themelimi i saj është bërë ditë më parë.

Gent Smani në cilësinë e kryetarit të shoqatës thotë se qëllimi është t’i bashkojë artistët vizual të Komunës së Prizrenit.

“Qëllimi i shoqatës është t’i bashkojë artistët vizual të Komunës së Prizrenit dhe më gjerë për krijimin e zërit të përbashkët që do të flasë në emër të shumicës për të gjitha çështjet me rëndësi, për të drejtat e artistëve vizual dhe për avancimin e artit vizual në përgjithësi në Komunën tonë. Poashtu shoqata jonë do të kujdeset për të krijuar një mjedis mbështetës për mbrojtjen e të drejtave ligjore të artistëve vizual dhe të anëtarëve të shoqatës”, thotë Smani.

E pikërisht për nderë të festës së 28 Nëntorit, Smani e Morina kanë organizuar ekspozitë kolektive me artistë nga qyteti i Prizrenit, ekspozitë e cila do të hapet të shtunën në ora 16:00 në galerinë e Hamam-it.

Në këtë ekspozitë pritet të marrin pjesë 19 artistë me punime të ndryshme, e cila është mbështetur nga Komuna e Prizrenit, përkatësisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, e që do të jetë e hapur deri me 4 dhjetor./04 Online

Leave a Reply