Shkelën masat antiCOVID-19, dënohen 575 qytetarë për 24 orë

0
21
Foto: Arkiva - Ilustrim

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 575 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID-19, në ditën kur ka filluar edhe zbatimi i masave të reja kundër përhapjes dhe luftimit të pandemisë.

Policia e Kosovës në vazhdimësi po apelon për respektimin e masave antiCOVID, në të kundërtën do të ketë dënime.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani bëri të ditur se janë shqiptuar një numër i madh i dënimeve për qytetarët të cilët nuk e kanë respektuar Ligjin për Pandeminë anti-COVID-19.

“Për këtë arsye apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat pasi është interes i shëndetit publik, ndaj tyre që nuk i respektojnë këto masa do të shqiptojmë dënime. Është një numër i madh i gjobave që janë shqiptuar, por përveç saj kemi aplikuar edhe masat e dhënies së vërejtjes”, ka thënë ai.

Zëdhënësi i Policisë, Kelani po ashtu tha se përveç policisë janë dhe disa akterë të tjerë të cilat janë duke sensibilizuar opinionin që të ndikojnë në ruajtjen e shëndetit publik.

Leave a Reply