Shkarkohet Bordi i Përkohshëm i ‘Hidroregjioni Jugor’, emërohet bordi i ri (Emrat)

0
674

Qeveria e  Kosovës, në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për shkarkimin e Bordeve të Përkohshme të Drejtorëve të katër Ndërmarrjeve Publike: Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU “Prishtina” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike Qendrore NPH “Ibër – Lepenc” Sh. A.; Ndërmarrjes Publike “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A. dhe Ndërmarrjes Publike KRU “Hidroregjioni Jugor”, Prizren Sh. Am shkruan Gazeta Insajderi.

Po ashtu në këtë mbledhje Qeveria ka emëruar Bordet e Përkohshme të këtyre katër Ndërmarrjeve Publike, si në vijim:

1. Bordi i Përkohshëm i NP, KRU “Prishtina”, në këtë përbërje:

  1.1 – Labinot Dedushi, Kryesues, Drejtor;

  1.2 – Agim Miftari, Drejtor;

  1.3 – Arlind Haziri, Drejtor;

  1.4 – Linda Spahiu, Drejtore.

2. Bordi i Përkohshëm i NPH “Ibër Lepenc” Sh. A., në këtë përbërje:

  2.1 – Marigona Hamdija, Kryesuese, Drejtore;

  2.2 – Aferdita Llumnica, Drejtore;

  2.3 – Enver Rrustemi, Drejtor;

  2.4 – Dejan Radojkovi, Drejtor.

3. Bordi i Përkohshëm i NP “Korporata Elektroenergjetike e Kosovës – KEK” Sh. A., në këtë përbërje:

  3.1 – Hysen Fazliu, Kryesues, Drejtor;

  3.2 – Egzon Berisha, Drejtor;

  3.3 – Petrit Ibraj, Drejtor;

  3.4 – Fatime Grajcevci, Drejtore.

 4. Bordi i Përkohshëm i NP Kompania Rajonale e Ujësjellësit – KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren Sh. A., në këtë përbërje:

  4.1 – Zambeze Guraziu, Kryesuese, Drejtore;

  4.2 – Edmond Hoxha, Drejtor;

  4.3 – Mirzet Dzogovic, Drejtor;

  4.4 – Agron Shala, Drejtor.

Përveç shkarkimeve dhe emërimeve, Qeveria sot si pikë të parë miratoi vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020, për themelimin e Komitetit Ndërministror për përzgjedhjen e projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Me këtë plotësim-ndryshim anëtar i Komitetit Ndërministror është edhe Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit.  Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit të Qeverisë nr. 13/15 të datës 22 korrik 2020./ Insajderi

Leave a Reply