Shërohet polici Artur Mrasori nga Prizreni, takohet me mjekun që ia shpëtoi syrin

0
447

Pak ditë pasi u kthye nga Turqia ku ishte për shërim, pjesëtari i policisë së Kosovës, Artur Mrasori, u takua me mjekun që kishte intervenuar pak momente pas sulmit që ndodhi në fillim të këtij viti në fshatin Zhur të Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë mjeku Florim Zejnullahu.

“Sot pata një takim të veçant, me një njeri të veçant që do ta kujtoj tërë jeten. Me policin Artur Mrasorin të cilin e operova në fillim të këtij viti. Ai ma zgjati dorën edhe kur unë e bëra grusht për ta përshendetur. Ai me saktësi më goditi dorën. Ai po sheh dhe vazhdon jetën normalisht! Zoti është i madh“.

Leave a Reply