Sherife Balaj kundërshton propozimet që Kuvendi i Prizrenit sërish të drejtohet nga një mashkull

0
114

Kuvendarja nga radhët e PDK-së në Prizren, Sherife Balaj, ka dalur kundër propozimeve që Kuvendi i Prizrenit të drejtohet përsëri nga meshkujt.

Balaj, tashmë ka dalë në mbështetje të idesë që Kuvendin e Prizrenit duhet dhe mund ta udhëheq edhe një femër. Qëndrime të njëjta ka edhe shoqëria civile në Prizren, ku ditë më parë Elmedina Dorambari kishte kërkuar nga kuvendaret që të propozojnë, mbështesin dhe votojnë një femër për Kryesuese.

Madje, Balaj ka kritikuar kuvendaret aktuale se janë duke heshtur përballë idesë se edhe femrat mund ta drejtojnë Kuvendin e Prizrenit. Balaj, ka bërë me dije se tani është momenti që të ngritet zëri, se pas zgjedhjes së Kryesuesit, do të jetë shumë vonë.

Reagimi i plotë i Sherife Balaj:

Qysh po shihet disponimi i subjekteve politike në Prizren është vetëm për kandidat meshkuj.
More a janë të vetëdieshëm që edhe heshtja e grave anëtare nga subjektet e tyre flet shumë.
Heshtjen e 13 kuvendarëve në Kuvendin e Prizrenit po e kuptoj si: ne nuk i kemi numrat se jemi veç 13 vota në total. Ok, ok…

Një gjë duheni me ditë kolege të nderuara se qato 13 vota e kanë zgjedhë deri tani kryesuesin dhe zv/kryesuesin.

Krejtë çka kisha dashtë me thanë është:
Mos u bani pula kur nuk është nevoja,
Mos u shitni se ska askush pare me na ble,

Mos e hupni rastin e tani me ba pallavra në takime me OJQ-të, wAllah na gjithë qeshtu të shkelne.

Leave a Reply