Shehu: Ka së paku 6 muaj që PDK-ja shfrytezojnë objektin e selisë së tyre pa kontratë

0
854

Dega e PDK-së në Prizren sot ka kritikuar pushtetin lokal të udhëhequr nga LVV-ja për gjendjen e krijuar në arsim.

Këtyre kritikave ju ka përgjigjur Nënkryetari i Prizrenit, Visar Shehu, i cili ka thënë se ky subjekt politik qe gjashtë muaj shfrytëzojnë objektin e selisë së tyre pa kontratë.

Reagimi i plotë i Visar Shehut:

“Paska dal me deklarate PDK dega ne Prizren me akuza per arsim nderkohe ka se paku 6 muaj qe shfrytezojne objektin e selise se tyre pa kontrate. Per aq me keq edhe kur kane patur kontrate kane paguar 1 euro ne muaj, nderkohe qe per hapesiren e po te njejtin objekt kane krijuar te hyra nga qiraja jashteligjshem eksponent te se njejtit subjekt.

Pastro oborin para vehtes dhe respekto ligjet para se te flet per ligje talent Shaqir Totaj”, ka thënë Shehu./04 Online

Leave a Reply