SHBA-ja dhe Gjermania me ndikimin pozitiv në Kosovë, kurse Rusia dhe Kina me atë negativ

0
298

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania janë në krye të listës që kanë ndikim pozitiv në Kosovë, kurse Rusia dhe Kina janë vendet që kanë më pak ndikim.

Kështu thuhet në raportin “Politika e Jashtme: Kush po fiton zemrat dhe mendjen në Ballkan?”, të prezantuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), shkruan Telegrafi.

Raporti thotë se, Gjermania është shteti më i pëlqyer te kosovarët, për të cilin 86 për qind janë shprehur pozitivisht, kurse 2 për qind kanë votuar negativisht. Menjëherë pas Gjermanisë vijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me perceptim të njëjtë pozitiv, por 4 për qind janë shprehur negativisht.

Në listën e vendeve me ndikim pozitiv është Shqipëria me 81 për qind, ndjekur nga Britania e Madhe me 73 për qind, Turqia me 72 për qind, Kroacia me 62 për qind, Mali i Zi me 50 për qind, Franca me 48 për qind, Maqedonia e Veriut me 41 për qind dhe Bosnja e Hercegovina me 14 për qind.https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=albertspahiu&dnt=true&embedId=twitter-widget-0&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1336252412437336066&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshba-ja-dhe-gjermania-ndikimin-pozitiv-ne-kosove-kurse-rusia-dhe-kina-ate-negativ%2F&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=500px

Sipas QKSS-së, shteti më me pak ndikim në Kosovë është Serbia, ku 89 për qind kanë votuar negativisht për këtë vend, ndërsa vetëm 3 për qind pozitivisht.

Në fund të listës për sa i përket ndikimit është Rusia dhe Kina, ku 78 për qind e qytetarëve të Kosovës thonë se Rusia ka ndikim negativ, kurse Kina 60 për qind.

Në pyetjen, cili vend kishte ndikim pozitiv në Kosovë në trajtimin e pandemisë COVID-19, Gjermania është në vend të parë me 78 për qind, pasuar nga SHBA-ja me 63 për qind, vendet e Bashkimit Evropian me 62 për qind dhe Turqia me 58 për qind.https://platform.twitter.com/embed/index.html?creatorScreenName=albertspahiu&dnt=true&embedId=twitter-widget-1&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1336253643708837888&lang=en&origin=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fshba-ja-dhe-gjermania-ndikimin-pozitiv-ne-kosove-kurse-rusia-dhe-kina-ate-negativ%2F&siteScreenName=Telegrafisti&theme=light&widgetsVersion=ed20a2b%3A1601588405575&width=500px

Po ashtu, QKSS në një raport lidhur me ndikimin rus në Kosovë, thotë se ky ndikim ushtrohet përmes serbëve në vend, të cilët shfrytëzohen për të krijuar paqëndrueshmëri të brendshme politike.

QKSS tregon se Kosova si çdo shtet tjetër në Ballkan por edhe më gjerë, përballet me një shkallë rreziku nga ndikimi negativ rus.

Leave a Reply