SHBA heq dorë nga pronësia intelektuale mbi vaksinat

0
229

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar heqjen dorë nga mbrojtja e pronës intelektuale për vaksinat kundër COVID19, në mënyrë që sa më shumë njerëz të kenë qasje sa më shpejt të jetë e mundur. Lajmin e ka shpërndarë në rrjetet sociale ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, duke postuar njoftimin e përfaqësueses së OBT-së Katherine Tai.

Kim thekson se Shtetet e Bashkuara mbeten kontribuesi i vetëm më i madh për COVAX, i cili po shpërndan vaksinat në Shqipëri dhe vende të tjera rreth globit në Evropë dhe Afrikë.

Sipas diplomates Katherine Tai, këto kohë dhe rrethana të jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një foto të vendimit të administratës Biden.
“Këto kohë dhe rrethana të jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme. Shtetet e Bashkuara mbështesin heqjen dorë nga mbrojtja IP në vaksinat COVID-19 për të ndihmuar në përfundimin e pandemisë dhe ne do të marrim pjesë aktive në negociatat e OBT për ta realizuar atë”, shkruan ajo.

Leave a Reply