Shaqir Totaj me shoqatat me aftësi të kufizuara: Përkujdesje maksimale në qeverisjen time

0
33

Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj sot ka vizituar shoqatën “Down Sindrome Kosova” dhe “Handikos”, për të biseduar me ta për nevojat, kërkesat dhe shqetësimet që ata kanë, poashtu i’u premtoi se në qeverisjen e tij personave me aftësi të kufizuara do të i’u mundësohet qasja në të gjitha objektet publike dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit do të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Prizreni duhet të jetë i të gjithëve. Në vizitën time tek “Down Sindrome Kosova” e në “Hendikos”, biseduam për planin tim për një Prizren gjithëpërfshirës. Nëpërmjet listës sonë për Asamble, ku kemi përfaqësues me aftësi të kufizuara dhe programit e planeve konkrete, synojmë të realizojmë vizionin tonë për Prizrenin e secilit qytetar.
Gjatë qeverisjes sime, do të mbështesim vazhdimisht personat me aftësi të kufizuara e do t’u ofrojmë qasje në të gjitha objektet publike dhe kudo nëpër qytet. Si kryetar ardhshëm i Prizrenit, zotohem se nuk do të ketë diskriminim për asnjë grup shoqëror.” – ka thënë Totaj.

Leave a Reply