Shaqir Totaj feston fitoren: Sot i themi jo korrupsionit

0
171

Kandidati i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka festuar fitoren bashkë me kryetarin e partisë, Memli Krasniqi dhe shumë simpatizantë të partisë së tij.

Ai tha se me fitoren e tij iu dha fund keqqeverisjes katërvjeçare të Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

“Kur e kemi filluar fushatën e kam pasë sloganin “Jemi bashkë për Prizrenin”. Kjo po dëshmohet me të gjithë ata që kanë vizion për një të ardhme më të mirë, pa dallim. Do të jemi bashkë për Prizrenin edhe pas fitores sepse kemi punë për të bërë. Kemi për të dëshmaur vetveten dhe besimin e marrë nga qytetarët”.

“Sot i themi jo degradimit, burokracisë dhe korrupsionit. Sot i themi po vizionit për një infrastrukturë dhe ekonomi më të mirë”.

Leave a Reply