Shala i thotë Thaçit e Haradinajt: “Ra Albini dhe ju u bëtë bashkë”!

0
445

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-s, Haxhi Shala ka treguar prapaskenat e takimit në ora 1 të natës me presidentin, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se nga ta ka marrë këshilla miqësore për votimin e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Haxhiu ishte ‘befasuar’ që ata dy ishin bërë bashkë në këtë moment, duke iu drejtuar se Kurti është “fajtori”.

“Për mua kanë ardhë si miq të vjetër, si bashkëluftuar. Veq i kum pa te shtëpia dhe ma sqaruan se vendi shkon në zgjedhje, kriza politike. Edje më thanë se varet qeveria nga unë.

Unë ju thash që ju kam miq, bashkëluftuar, konaku dhe miqësia e vjetër nuk ju kthej mbrapa. Unë votën e jap për juve. Juve edhe djalin me ma lyp jau kisha dhanë se ju kam bashkëluftuar. Ata më dhan këshilla. Ra Albini edhe ju bëtë bashkë… ata ma kthyen, por jo s’dua ta tregojë”, ka deklaruar ai në Frontal. 

Leave a Reply