Serwer: Dyshoj që do të ketë marrëveshje për gjëra të mëdha!

0
395

Eksperti amerikan për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, thotë se Administrata amerikane është e interesuar për zhvillimin e ekonomisë mes dy vendeve, andaj ekonomia është paralajmëruar si temë kryesore e takimit Kosovë – Serbi më 4 shtator në Uashington.

Mirëpo, ai në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, nuk përjashtoi mundësinë që të arrihet edhe “ndonjë marrëveshje për Trepçën dhe liqenin e Ujmanit”.

Sipas profesorit në universitetin Jons Hopkins, është e mundur të arrihet një marrëveshje për zona speciale ekonomike përgjatë kufirit Kosovë – Serbi.

“Dyshoj që do të ketë marrëveshje për gjëra të mëdha të cilat ndikojnë në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pasi krijohet përshtypja se Beogradi nuk është i interesuar të pranojë pavarësinë e Kosovës, kurse Prishtina nuk mund të pranojë asgjë më pak se kjo. Kryeministri Hoti ka një shumicë të vogël në parlament dhe nuk dëshiron të rrezikojë”, ka vlerësuar Serwer.

Termini për takim mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë, i caktuar së fundi për 4 shtator është i treti. Në dy të parët, më 27 qershor e 2 shtator, nuk pati takime.

Leave a Reply