Senati i Universiteti të Gjakovës “Fehmi Agani”, vendos për mbajtjen e provimeve

0
526

Studentët e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, nga fillimi i qershorit do kenë mundësi të qasjes në provime të afatit të prillit. Kështu është vendosur në takimin e Senatit të këtij Universiteti, më datë 22 maj 2020.

Po ashtu, Senati ka marrë vendim që studentët të kenë mundësinë e mbrojtjes së temave të diplomës në mënyrë online, apo edhe në mënyrë fizike, duke respektuar protokolin e IKSHP –së për mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, mbajtjen e distances dhe kufizimin e numrit të anëtarëve të pranishëm.

Sipas, Rektorit të këtij universiteti, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, Senati i UGJFA, bazuar në vlerësimet e bëra nga Ministria e Shëndetësisë, dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ka dalë me qëndrim se nga fillimi i muajt qershor, të fillohet me mbajtje të provimeve, me prezencën fizike të studentëve, fillimisht me provimet që do i takojnë afatit të prillit.

E pas tyre edhe me afatin e rregulltë të qershorit, gjithnjë sipas vlerësimeve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe rekomandimeve të IKShP-së, organizim që do bëhet nën përkujdesjen e Këshillit emergjent”, ka treguar Rektori Nimani, duke thënë se i gjithë procesi do jetë duke përdor masat mbrojtëse, përdorimin e maskave, dorëzave dhe dezinfektimit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke përdorur aparaturën bashkëkohore për kontroll dhe dezinfektim. Nimani, ka preanztuar edhe disa nga vendimet tjera të marra nga Këshilli drejtues dhe Senati i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

“Senati ka emëruar për ushtruese të detyres së dekanes në Fakultetin e Shkencave Sociale, prof. Ass. Dr. Shqipe Husaj, sikurse që marrë vendim që t’i përkrahë botimet shkencore të punonjësve të këtij universiteti dhe konferencat e ndryshme të karakterit shkencor.

Leave a Reply