Selmanaj: Marrëveshja në Washington na çon drejt njohjes reciproke

0
63

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se Marrëveshja e arritur të cilën administrata Trump e quan historike, vlerësohet e tillë me të drejtë. Tha se kjo Marrëveshje, do ta çojë Kosovës drejt njohjes reciproke me Serbinë.

“Është hap i madh drejt arritjes finale dhe që do të përfundojë me njohje reciproke. Marrëveshje e sotme ka të bëjë më shumë me normalizimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë. Është ngjarje tejet e veçantë me peshë të madhe historike. Është e rëndësishme që përpos kësaj marrëveshje, ka qenë edhe thyerja e tabusë që 2 vjet s’ka njohje, përkundrazi, pati shtete që tërhiqnin njohjen. Është shteti i Izraelit me të cilin së shpejti vendosim marrëdhënie diplomatike”, tha Selmanaj.

Selmanaj theksoi se s’ka nevojë për dilema në Kosovë lidhur me këtë Marrëveshje të nënshkruan në prani të presidentit Donald Trump.

“Nuk është marrëveshje bilaterale mes dy shteteve. Është marrëveshje zotimi që dy shtete veç e veç i kanë bërë me ndërmjetësim të SHBA-së janë zotime që Kosova i merr për t’u angazhuar në raport me Serbinë. SHBA-ja është garantuese. Nuk është marrëveshje klasike bilaterale, prandaj në dokumentin tonë është vetëm nënshkrimi i kryeministrit Hoti, dhe tjetrin dokument, presidenti serb”, tha tutje Selmanaj.

Selmanaj tha se Kosova është e angazhuar t’i besojë SHBA-së.

“Nëse garant nuk e kemi SHBA-në, nuk do të çonte peshë për neve. Shtëpia e Bardhë, presidenti Donald Trump janë garancë për neve. Ne këtu kemi ardhë për shkak të ftesës së tyre dhe sigurisë që kemi në raport me SHBA-në”, theksoi Selmanaj në Interaktiv.

Sipas tij, marrëveshjet e sotme janë tejet pozitive për shtetin e Kosovës.

“Do t’i shihni brenda vitit sukseset prej këtyre marrëveshjeve”, tha ai.

Sa i përket pikës që SHBA-ja i ka kërkuar Kosovës të pauzojë aplikimin në organizata ndërkombëtare, ai e vlerësoni të pranueshme nga ana e Kosovës.

“Kosova edhe njohjes por edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare e ka pasur problem pa një dakordim me SHBA-në. Neve an është kërkuar që të pauzojmë për një vit aplikimin ndërsa Serbisë, të ndalë fushatën e çnjohjeve. Ka qenë pajtim nga ne sepse secili proces i aplikimit duhet të futemi me dakordim të plotë me SHBA-në”, tha Selmanaj.

Leave a Reply