Sekretariati i KQZ-së harton plan për zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës

0
426

Hartimin e planit operacional për zgjedhje të jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës për afatin 35-ditor pritet të bëjë nesër (të enjten) sekretariati i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mëson KOHA.

Në njoftimin të cilin e ka parë KOHA, thuhet se takimi i menaxhmentit do të fillojë në ora 10.

“Të nderuar kolegë. Ftoheni nesër në ora 10 në takim. Agjenda e takimit: Vendimet e Mbledhjes së KQZ-së dhe Hartimi i Planit Operacional për Zgjedhje të Jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës për afatin 35 ditor”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit të KQZ-së të siguruar nga KOHA.

Planin operacional për zgjedhje, sipas nenit 26 të rregullores së brendshme të KQZ-së, e trajton Këshilli i Operacioneve Zgjedhore.

Deri më tani, planet operacionale zgjedhore janë miratuar në mbledhjet e KQZ-së, pas shpalljes së zgjedhjeve qoftë në komuna apo në nivel vendi.

Plani operativ i zgjedhjeve është edhe detyrë e Departamentit për Operacionr Zgjedhore i cili është në kuadër të Sekretariatit të KQZ-së.

Aktualisht dy komuna, ajo e Podujevës dhe e Mitrovicës së Veriut, njëra nga shkurti e tjetra nga qershori, udhëhiqen nga nënkryetarët pasi Agim Veliu la postin e kryetarit të Podujevës dhe Goran Rakiq të Mitrovicës Veriore për të hyrë në Qeveri.

Leave a Reply