Seanca për presidentin mbahet në orën 18:00

0
325

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka konfirmuar se në Kryesinë e Kuvendit është vendosur që seanca për zgjedhjen e presidentit të mbahet me fillim prej orës 18:00.

Kandidatë të Qeverisë Kurti për ta marrë këtë pozitë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në seancë nëse nuk tërhiqet propozimi për ta ndryshuar ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Leave a Reply