Së shpejti në të gjitha QMF-të në Prizren do të kryhen testet kundër COVID-19

0
431

QKMF-ja në Prizren për një kohë të shkurtër ka arritur që të realizoj një numër të madh të testimeve kundër COVID-19.

Përveç testeve serologjike, në laboratorin e këtij institucioni janë duke u realizuar edhe testi rapid. Por, drejtori i QKMF-së Xhevat Elezkurtaj ka njoftuar se së shpejti këto testime do të kryhën në gjitha QMF-të në qytet, e poashtu edhe në QMF-në në Zhur, Gjonaj e Reçan.

“Testime kunder COVID-19 së shpejti në të gjitha Qendrat e Mjeksisë Familjare në qytet dhe fshatra si: Zhur, Gjonaj, Reçan…
Virusi na ka në dorë aq sa ne e lejojmë vetë!”, ka njoftuar Elezkurtaj./04 Online

Leave a Reply